Ngjashmëri e frikshme, sozia e Kate Middleton i futet punës për të “zëvendësuar” Dukeshën

Brittany Dixon, një artiste nga Queensland, Australi, ka vënë në dyshim të gjithë ndjekësit e saj në rrjet, për shkak të ngjashmërisë së saj të frikshme me Dukeshën e Cambridge, Kate Middleton. Artistja, tashmë virale, së shpejti do të marrë leksione për të përvetësuar theksin britanik, që të mund të jetë pjesë e ndonjë sezoni të “The Crown”- drama e vlerësuar me çmime që tregon jetën e Mbretëreshës Elizabeth II nga vitet 1940 deri në kohët moderne.

“Mirë, të gjithë po më ngacmoni që ta bëj këtë,” shkroi Dixon në mbishkrimin e një postimi me miliona pëlqime në TikTok, i cili përmbante fotografi krah për krah të saj dhe Middleton. Titulli erdhi si përgjigje ndaj një vërshimi komentuesish që i kërkonin Dixon-it t’i përgjigjej thirrjes së fundit të Netflix-it për casting dixhital për ngjashmëri me Middleton.

“Ne po kërkojmë një Kate Middleton të re, 18-vjeçare, për ta luajtur atë në serialin e Netflix-it, tha Monica Rivera në një klip të veçantë. Në videon e saj, Rivera ndau gjithashtu një pamje të printuar të kërkesave të rolit, e cila kërkon femra që kanë një “ngjashmëri të fortë fizike” me divën e shquar, e cila u martua me Princin William në vitin 2011.

Dhe audienca në internet vërshoi komentet, duke këmbëngulur se ajo do të ishte një binjake e Middleton-it. Dhe falë shtytjeve të shumta nga ndjekësit e mediave sociale, Dixon krijoi një video pasuese, duke zbuluar se ajo, në fakt e ka bërë tentativën e parë për pjesëmarrjen prestigjioze.

“Përfundova duke aplikuar”, tha ajo e buzëqeshur në një postim me mbi 612,000 shikime. “Ata donin vetëm një selfie, disa informacione të përgjithshme dhe një video 30 sekondëshe ku flisja për diçka që dua, padyshim që fola për pikturën”