Dënimi i Iranit dhe Italia në “Katar 2022”? Infantino: Ju lutem, jini seriozë!

Eliminimi i Italisë nga botërori “Katar 2022” vazhdon akoma e flitet në media, teksa këtë herë për shkak të një çështje tjetër.

Ditët e fundit është përfolur shumë rreth dënimit që mund të marrë Irani për shkak se nuk lejoi tifozët femra në stadium në ndeshjen që luajtën kundër Lebanos.

Të lidhura

None found

Në këtë mënyrë u përfol se Italia do të ishte kombëtarja e cila do të përfitonte për të shkuar në “Katar 2022”, dhe një gjë e tillë duket se ka nervikosur edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili do të shprehej se nuk ekzistojnë skenarë të tillë.

“Te jemi seriozë, ju lutem! Si italian është një trishtim i jashtëzakonshëm. Më vjen të qaj që Italia nuk është në Botërorin e ardhshëm.

Kjo nuk vlen vetëm për mua, por për të gjithë tifozët e futbollit. Ajo që duhet të bëjmë është të punojmë për të ardhmen dhe të reflektojmë për akademitë, për numrin e lojtarëve që dalin prej tyre dhe integrohen në skuadrat e para.

Nuk flas vetëm për Italinë, por për të gjithë botën. Nëse të gjithë mendojnë se dikush tjetër do e stërvite dhe pastaj e marrim sepse kemi para, atëherë nuk po shkojmë askund”, ka theksuar Infantino./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.04.2022 21:53