Një tjetër video shqetësuese është bërë virale në median online ku një pronare ka kanosur pushuesit që ishin larguar nga dhoma ku qëndronin pasi nuk u pëlqenin kushtet.
Për këtë ngjarje, ka reaguar Policia e Himarës e cila bën me dije se pas filmimeve, pronarja ka akuzuar në polici turistët pasi sipas tyre u ka thyer disa orendi dhe e akuzon se i ka shkatërruar pronën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shtetasi V.M që ka bërë vidion dhe është në makinë është denoncuar në policinë e Himarës për shkatërrim prone.
Pronarja E.J ka kallëzuar në polici se shtetasi në fjalë ka qenë në hotelin e zonjës bashkë me familjen dhe i ka dëmtuar dhomën e hotelit, duke thyer disa orendi.
Pas ngjarjes së filmuar edhe shtetasi V.M ka denoncuar për kanosje.
Ngjarja:
Videoja është regjistruar në Livadhja të Himarës dhe mendohet ngjarja të jetë regjistruar javën e kaluar.
Nga sa mësohet nga burimet familja kishte prenotuar për 4 ditë por ditën e dytë është larguar pasi ka qenë e pakënaqur me shërbimet.
Në momentin kur kanë tentuar të largohen duke kërkuar të paguajnë vetëm ditët e qëndrimit pronarja e hotelit ka kërkuar që të bëhet pagesa e plotë për ditët e rezervuara. Këtu duket se ka nisur dhe më pas përplasja.