Florenzi kreu një operacion ditën e sotme pasi ndeshjen e fundit ndaj Bolognas pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë.
Milan ka bërë me dije se operacioni kaloi me sukses këtë mëngjes.
“Njoftojmë se Alessandro Florenzi u operua sot nga profesori Pier Paolo Mariani në artroskopinë e gjurit të majtë.
Menisktomia mediale selektive, e kryer në prani të doktorit kuqezi, Lucio Genesio, përfundoi me sukses. Alessandro Florenzi do të fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit”./ h.ll/albeu.com