Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike.
Pavarësisht se mbledhja u bojkotua nga 17 deputetë, anëtarë të Kryesisë së PD-së, kanë miratuar komisionin zgjedhor që do të çojë demokratët drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.
Janë emëruar anëtarë për vendet vakante në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës
– Artan Murrizi, Anëtar
– Marinela Ziu, Anëtar
– Edlira Devolli, Anëtar
– Rezart Kthupi, Anëtar
Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës do të përbëhet
– Flutura Açka, Kryetar
– Artan Murrizi, Anëtar
– Marinela Ziu, Anëtar
– Edlira Devolli, Anëtar
-Rezart Kthupi, Anëtar
Ky Komsionin fillon punën menjëherë.
Rezoluta e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.
Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian./albeu.com/