Demokratët u lëshuan mbi kokë flamurin, Petrit Malaj nuk e lë t’a dëmtojnë: Nuk jemi ashtu! (VIDEO)

Kandidati i Partisë Socialiste, Petrit Malaj nuk ka vonuar për të dhënë përgjigjen e tij pasi rivalët i dërguan flamurin e Partisë Demokratike dhe ia valëvitën në kokë, teksa bënte fushatë.

Në një video të postuar në Facebook, shihet se si socialistët ulin flamurin e bluvë dhe sullen mbi të, por Malaj u thotë të mos sillen në këtë mënyrë.

“Nuk ka gjë mos u shqetësoni, nuk bëjnë dot tjetër gjë përveç këtyre gjërave. Ja, ja, ja….ja, ja, ja….atë flamurin paloseni me kujdes.

Jo, jo, se ne nuk jemi ashtu. Jo. Po pse mendoni ju se do na shqetësoje ne kjo gjë, unë e kam ditur edhe që kjo gjë do të ndodhte, por jam aq i qetë saqë atyre nuk ua merr mendja.

Dhe jam i sigurtë se këtë gjë nuk e bëjnë kundërshtarët e mir, por e bëjnë disa çapaçulë që a qua thotë mendja. Le të gëzojë edhe ai me këtë që bëri,”- thotë Malaj.

Shtuar 9.04.2021 09:04