Ditët e sotme demokratët e të dyja grupeve me ftesë të deputetit Xhelal Mziu drekuan së bashku për rastin e festave të fundvitit.
Mes të pranishmëve ishte edhe deputeti Gazmend Bardhi, i cili ka reaguar së fundmi me anë të një postimi në “facebook”.
Bardhi thekson se keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore është një akt dëshpërimi.
Deputeti demokrat sqaron mes të tjerash se ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik.
“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundviti është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat! ✌️”, shkruan Bardhi./albeu.com