Demi i tërbuar arratiset nga hambari, momenti kur futet në bankë dhe njerëzit vrapojnë ta kapin (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Izrael.

Një dem, që u arratis nga hambari ku qëndronte në orët e para të mëngjesit të së hënës, shkaktoi panik në rrugët e qytetit pranë Tel Avivit.

Më pas demi u fut në bankën “Leumi”, ku siç shihet edhe në video duket duke vrapuar nëpër koridore i tërbuar.

Videot amatore treguan banorët që vraponin ndërsa demi nxitonte nëpër rrugë. Brenda ndërtesës së bankës, kafsha po vraponte nëpër korridor, ndërsa disa burra e ndiqnin./albeu.com