Pas Valbona Selimllarit dhe Kledi Kadiut, zbulohet anëtarja e tretë e jurisë së “Dancing with the Stars”

Anëtari i parë i jurisë së “Dancing with the Stars”, është Valbona Selimllari, sot u bë publik edhe lajmi që Kledi Kadiu do të ishte në jurinë e Dancing, ndërsa emri i tretë që bëhet pjesë e jurisë është Holta Dulaku.

Kujtojmë se fillimisht ky show është transmetuar në Vizion Plus ku edicionin e katërt të këtij show vallëzimi e fitoi, Lori Hoxha e cila mesa duket po i kthen qokën Holta Dulakut duke e ulur në në karrigen e anëtarëve të jurisë.

Asokohe pati edhe një debat mes producentes Dulaku dhe Lori Hoxhës, por që mesa duket është tashmë e shkuar e harruar./albeu.com