Delet “pushtojnë” rrugët e Madridit (FOTO LAJM)

Pamje të çuditshme kanë ardhur nga Madridi në Spanjë, teksa rrugët e qytetit janë “pushtuar” nga delet.

Barinjtë drejtonin kopetë e tyre nëpër zemër të kryeqytetit spanjoll, duke ndjekur rrugët e lashta sezonale të bagëtive.

Ky spektakël ishte përgatitur për vitin e kaluar, por u anulua nga pandemia e Covid-19.

Ngjarja vjetore, e cila filloi në 1994, u lejon barinjve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të përdorur rrugët tradicionale për të grumbulluar bagëtitë e tyre.

Në fillim ecja bëhej nëpër një fshat të qetë, por sot i sheh ata të përshkojnë qytetin e ngarkuar.

“Marshimi është i mrekullueshëm. Unë vij çdo vit dhe ky është viti i parë që i sjell fëmijët kështu që është e mahnitshme,” tha Graciela Gonzalez, 39 vjeç.

Barinjtë e zonave të ndryshme shoqëruan bagëtitë e tyre të veshur me veshje tradicionale e nën shoqërinë e muzikës popullore./albeu.com/


Shtuar 25.10.2021 16:02