Delegacioni BE thirrje institucioneve: Intensifikoni veprimet kundër korrupsionit

Delegacioni i BE-së në Tiranë, në ditën ndërkomëbtare të luftës ndaj korrupsionit u ka bërë thirrje institucioneve të intensifikojnë veprimet në këtë drejtim.

“Korrupsioni shteron burime jetike nga Shqipëria, ndikon në sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik.

Në #IACD2021 u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të vënë para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Flamurit të Shqipërisë në BE Flamuri i Bashkimit Evropian. #BE qëndron pranë #AlbaniaFlamurit të Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë”, shkruan delegacioni i BE-së në Twitter./albeu.com

 

 


Shtuar 9.12.2021 12:37