Del fotoja, ky është shqiptari që vrau bashkatdhetarin dje në Selanik (FOTO LAJM)

Policia greke ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorit që mesditën e së enjtes qëlloi për vdekje një 50-vjeçar me origjinë shqiptare , në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 12.35 jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51, para syve të kalimtarëve.

Të lidhura

None found

Sipas dëshmive, autori dhe viktima dyshohet se janë njohur me njëri-tjetrin dhe pak kohë para vrasjes kanë qenë të ulur së bashku në një lokal të zonës.

Sapo 50-vjeçari ka ndalur makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me mjetin me ngjyrë të zezë që drejtonte dhe është ndalur pikërisht pranë tij. Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij. Ky i fundit nuk kishte dalë nga makina.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së karburantit, shihet momenti kur 50-vjeçari i afrohet sulmuesit dhe tenton ta godasë nga dritarja e pasagjerit dhe më pas ai e qëllon, nga brenda makinës duke e lënë të vdekur.

 

Viktima, sipas informacioneve, ka marrë të paktën tre plumba.

Sapo 50-vjeçari është rrëzuar në asfalt, “killeri” ka shkelur gazin dhe ka ikur me makinën e tij dhe që prej atëherë është në kërkim nga policia.

Burime policore, duke folur për protothema.gr, raportuan se efektivët e EL.AS. kanë arritur të identifikojnë autorin nga targa e makinës me të cilën ai udhëtonte.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për një person nga Shqipëria, i cili ka të shkuar kriminale. Hetimet për gjetjen e tij janë duke vazhduar, por deri më tani ai mbetet në arrati.

Një hetim paraprak po kryhet nga seksioni i Krimeve kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, ndërsa po shqyrtohet mundësia që autorët dhe viktima të kenë pasur konflikte për para./albeu.com


Shtuar 14.07.2023 08:47