Vritet me armë shqiptari në Greqi

Një incident i përgjakshëm me një të vdekur nga të shtënat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së enjtes, në zonën e Analipsit, në lindje të Selaniku në Greqi.

Sipas informacioneve të para, është qëlluar dy herë për vdekje një 50-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Ai është qëlluar teksa ndodhej pranë makinës së tij në një karburant.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin. Ky i fundit është arratisur dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij./albeu.com


Shtuar 13.07.2023 13:08