Fotoja që shikoni më poshtë është e Martin Nikollës, ish-gardistit dhe shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Martin Nikolla është një nga dhunuesit e familjes Kaçi në Hamallaj të Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë për shkak të një sherri për pronat.
Ish-gardisti së bashku me vëllerëzit e tij kanë dhunuar anëtarët e fisit Kaçi, mes tyre një 80-vjeçar, një të mitur dhe një grua.
Referuar dëshmisë që ka bërë në polici, Nikolla është shprehur se kanë qenë anëtarët e Fisit Kaçi ata që i kanë provokuar të parët.
“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur”, ka treguar Nikolla.
Nga ana tjetër, fisi Kaçi prentendon të kundërtët. Në disa dëshmi të bëra për mediat ata thonë se janë kërcënuar vazhdimisht dhe se sherri ditën e djeshme u provokua nga ana e tyre.
Paulin Kaçi, një nga të dhunuarit nga familja Nikolla në Hamallaj tha:
“Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur. Kamë dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri por falë zotit nuk na zunë plumbat. Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas. Janë dikush tani. Kanë pushtet. Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj. U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor”, u shpreh Paulin Kaçi.