Del fotoja, ky është Agim Hida që iu bë atentat në Kamëz, hakmarrja pistë hetimi

Fotoja që shihni më poshtë është e 46-vjeçarit Agim Hida, i cili i shpëtoi mbrëmë një atentati në kryqëzimin e Bathores në Kamëz, mbrëmjen e djeshme.

Hida ishte i ulur në lokal aty pranë, kur një prej autorëve që lëviznin me motor e qëlluan me armë nga një distancë e afërt duke e lënë të plagosur.

Policia nuk ka ende një pistë konkrete për ngjarjen, por verifikimet kanë nisur për të kaluarën e vëllait të tij, Flamur Hida, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka kryer një vrasje në zonën e Yzberishtit në Tiranë.


Shtuar 3.11.2023 12:26