Del fotoja, kush është grabitësi që kreu vjedhjen e noterit në Sarandë

Një ndër të arrestuarit për grabitjen e bujshme të Sarandës është edhe shtetasi Oltjon Kolonja (Pula) 39-vjeç.

I arrestuari i  lindur në Krujë dhe banues në Sarandë akuzohet për grabitjen dhe kërcënimin me armë të noterit Thoma Kaçi.

Ngjarja ndodhi më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë.

Autorët u futën të maskuar brenda banesës së noterit duke i kërcënuar me kallashnikov, ku morën 20 milionë lekë të vjetra. Noteri Thoma Kaçi nuk pësoi dëmtime fizike e pas ngjarjes njoftoi menjëherë Policinë për të denoncuar grabitjen.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”, njoftoi policia në reagimin zyrtar. /albeu.com/

 


Shtuar 4.11.2021 13:12