Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja makabre në Librazhd, ku një krim brenda familjes ka marrë dy jetë. Burri, shtetasi Qemal Bici, ka vrarë fillimisht gruan e tij, Menderie Bicin me sëpatë.
Pas krimit të rëndë, autori ka vrarë veten duke u vetëvarur. Burri që shikoni në foto është autori i krimit të rëndë.
Burimet për albeu.com bëjnë me dije se në momentin e vrasjes, në familje nuk gjendej asnjë prej fëmijëve. Por kanë qënë fëmijët ato që kanë gjetur kufomat e prindërve të tyre dhe kanë lajmëruar për ngjarjen e rëndë.
Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, ku ka qenë pikërisht njëri prej tyre, që i ka gjetur ata të pajetë. Fëmija ka parë fillimisht të ëmën e pajetë në banesë dhe më pas edhe babanë e varur në pemë.
Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e krimit të rëndë, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.
Librazhd/ Informacion paraprak
Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.