Personi që shihni në foto, është shqiptari që akuzohet se vrau partneren e tij rumune në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Heraklio të Kretës. Gentian Mino, 39-vjeç, ka ekzekutuar bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan, e datëlindjes 1995.
Sipas policisë greke, ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë duke raportuar krimin që kishte kryer.
Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën.
Në sherr e sipër, nxori një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëlloi dy herë mbi të.
Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike.
Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios, ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.