Deklarata e fortë e Bashës në Kuvend se “një bos kokaine ka marrë një kat pallati në Tiranë”, SPAK nis hetimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fortë seancën e shkuar në Kuvend, ku u shpreh se një bos kokaine ka blerë një kat pallati në kullën më të madhe në Tiranë.

Prej dy ditësh në SPAK nga ministri Bledi Çuci e dorëzuar një kërkesë për kryerje hetimesh në lidhje me deklaratën e Bashës se një bos kokaine ka blerë një kat ne kullën më të madhe në Tiranë.

Ditën e sotme SPAK ka deklaruar se e ka marrë në hetim deklaratën e Bashës lidhur me këtë çështje./albeu.com/