Degradon debati në Lezhë, dy persona përleshen me sëpatë

Një konflikt i çastit në Lezhë ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta duke shkaktuar dhe persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të djele në zonën e Torovicës në fshatin Ballde teksa dy persona kanë përfunduar në përleshje fizike midis tyre.

Njëri prej tyre është shoqëruar drejt qendrës spitalore për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa sipas saportimeve paraprake, konflikti ka ndodhur për arsyje pronësie mes dy familjeve.

Fillimish është raportuar se ka patur të shtëna me armë ndërsa policia ka deklaruar se ka patur vetëm përdorim të sendeve të forta. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur dinamikat e konfliktit dhe gjithashtu kapjen e autorëve.


Shtuar 27.10.2024 18:21

Tags: , ,