Gjatë javëve të fundit, në zonat Malore reshjet e dëborës në Korçë, kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit, duke izoluar banorët.
Në zonën e njohur si Mashkullorë, dëbora ka arritur në 1.5 m lartësi, duke bllokuar për disa ditë këtë segment rrugor dhe komunikimin e banorëve të Panaritit me qendrën e njësisë Vithkuq.
Megjithatë, ditën e sotme nga ana e Bashkisë së Korçës, ka nisur puna për hapjen e rrugës dhe largimin e dëborës punë e cila pritet të zgjatë disa ditë për, shkak të trashësisë së madhe të saj.