Moderatori Denis Dyrnjaja ka përzënë nga emisioni të ftuarin që kishte në studio për të dikutuar për aferën e Inceneratorëve.
Ditën e djeshme në program ishte i ftuar Marash Logu, këshilltari ligjor i Partisë Demokratike i cili u ankua fillimisht për kohën televizive pasi sipas tij nuk po i jepej koha e duhur për të folur në lidhje me temën e inceneratorëve.
Logu kërkoi të dinte nga gazetari se nëse do ti vinte koha për të folur pasi kishte 10 minuta që po qëndronte i heshtur. Më pas situata u agravua kur Dyrnjaja i tha se po sillej si kamikaz, fjalë për të cilën Logu kërkoi ndjesë nga ana e moderatorit.
Në fund, emisioni u mbyll me largimin e Logut nga studio pasi ia kërkoi Dyrnjana disa herë me radhë.
DEBATI:
Marash Logu: Zoti Dyrnjaja, ju lutem unë kam 10 minuta që jam në studion tuaj, nëse nuk doni që të zhvilloj një bisedë me ju më thoni pasi dhe unë kam punët e mia. Unë duhet të them mendimin tim, për shkak se unë bëra një parantezë dhe për shkak të kësaj doni të çensuroni të gjithë fjalën time ju lutem shumë..
Denis Dyrnjaja: Mos u kompleksoni, mos u kompleksoni nga kjo gjë.
Marash Logu: Nuk po kompleksohem për asgjë, më respektoni për prezencën dhe për atë që përfaqësoj.
Denis Dyrnjaja: Kur të jap fjalën, më lejo ta moderoj.
Marash Logu: Po pra me respekt për të ftuarit, ndjesë që po ta them këtë se jeni gazetar me eksperiencë.
Dyrnjaja: Mua me thënë të drejtën më ndodh në herën e parë pas 4 vitesh në këtë eksperiencë që të më vijë një kamikaz dhe të më bëjë një gjë ndryshe në televizion. Për respekt të etikës televizive të mos e vazhdojmë më.
Logu: Të ftuarit vijnë, kundërshtojnë po jo ti quani kamikaz. Dhe unë mund t’ju them kamikaz i medias, cfarë do të thotë kjo, e para kërko falje se është ofendim ti thuash dikujt kamikaz
Dyrnjaja: Unë nuk do të kërkoj falje për këtë rast.
Logu: Ti nuk mund të më censurosh fjalën time zotëri, nëse nuk është me interes dakord..
Dyrnjaja: Uljani zërin zotërisë, të lutem mund të largohesh nga studio, të lutem mund të coheni nga studio.
Logu: Nuk mund të vini të bëni këtë gjë.
Dyrnjaja: Faleminderit, nesër do të shihemi prapë bashkë./albeu.com/