Debat në Kuvend, Gjekmarkaj-Braçes: Pusho more, derrkuc

Debate të ashpra ka pasur sot në Kuvend mes demokratëve dhe socialistëve. Minisrja Balluku kërkoi nga gratë deputete të PD-së se pse asnjëherë nuk kanë reaguar kur Agron Gjekmarkaj i ka quajtur deputetet socialiste “harrëm” i Edi Ramës apo kur Lulzim Basha i ka quajtur kukulla.

Ballukut i është përgjigjur nënkruetarja e PD-së Grida Duma, e cila i kërkoi Gjekmarkajt të sqaronte deklaratën e tij dhe po ashtu i kujtoi ministres se Rama ka përdorur foton e saj për fushatë elektorale.

Duma: Po i drejtohem Gjekmarkajt që nëse e ka përdorur fjalën harem t’ju kërkoj ndjesë. Tan i në të njëjtin duel, a do çohesh dhe të thuash ndjesë zonja Duma që kryeministri ju përdori foton në fushatë. Pse nuk do çoheni? S’e pashë atë linçimin tuaj. Agron të lutem sqaroje këtë. Unë nuk kam përdorur asnjë fjalë ndaj jush.

Gjekmarkaj nisi të sqaronte deklaratën e tij, por u ndërpre nga deputeti i PS-së Erion Brace.  Ai nervozohet dhe i drejtohet Braëes duke i thënë: “Pusho more, derrkuc”.

Gjekmarkaj: Dua ti shpjegoj zonjës ministre që e kam pasur në saj politik. Jo në kuptim e haremit erotik të sulltanëve por si koncepte politike. Të lutem. Pusho more, ti derrkuc./albeu.com

 


Shtuar 16.11.2021 11:33