Sot do të luhet një sfidë interesante ku Belgjika e De Bruyne do të ndeshet me Holandën, një ndeshje e vlefshme për grupet e Nations League (Liga e Kombeve).
Kjo ndeshje parashikon të dhurojë spektakël, emocione dhe gola, pasi të dyja ekipet janë të afta për këtë gjë.
Mesfushori i kombëtares belge por edhe të Manchester City, Kevin de Bruyne ka folur në prezantimin e ndeshjes por gjithashtu ai ka dërguar disa fjalë me “stil” në drejtim të UEFA-s.
“Për mua, Liga e Kombeve është e parëndësishme. Ne duhet t’i luajmë ato ndeshje, por është një lloj turne miqësoresh, të cilës i është dhënë një rëndësi e kotë, pasi në fund thjesht janë shtuar disa pikë dhe disa skuadra të grupuara, që kërkojnë në fund të tentojnë edhe në trofe, ndonëse mua sërish më duket një ide shumë e kotë.
Dhe këtë e them sepse në këtë mënyrë vetëm na janë shtuar ndeshjet në një mënyrë të frikshme, aq më tepër pas një sezoni që lamë pas, i cili ishte shumë i ngjeshur, por ky i ardhshmi do të jetë edhe më i rrezikshëm, duke parë se do të luhet edhe Botërori”, ishin fjalët e para të mesfushorit belg.
Më pas ai shtoi: “Vërtet po shpreh pakënaqësitë e mia, por edhe këto që unë them sërish janë po aq të kota sa edhe Liga e Kombeve, duke qenë se në momentin e parë që do të zbresim në fushë unë dhe shokët e mi te Belgjika do të mundohemi të bëjmë më mirë atë që kemi si profesion: të luajmë futboll dhe të fitojmë.
Gjithsesi, ankesa ime mendoj se është e drejtë, sepse së fundmi nuk kemi pasur ndonjëherë më shumë sesa 3 javë pushime në 12 muaj dhe kjo vë vërtet në rrezik fizikun tonë, pasi jo më kot dëmtimet janë shtuar shumë në vitet e fundit.
Derbi me Holandën? Do të jetë një takim i ndjerë, pasi edhe pse fqinjë ne kemi atë rivalitetin e fortë prej vitesh dhe nuk e kemi humbur. Përkundrazi, ai sa vjen e shtohet duke parë se tashmë Holanda gjithashtu ka rigjetur një brez shumë të talentuar, ndaj do ta bëjë edhe më spektakolare ndeshjen mes nesh”, tha De Bruyne./ h.ll/albeu.com