Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka thirrur krerët e grupeve parlamentare për takim për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale.
Ky takim është planifikuar në mesditë, rreth orës 13, ndërsa në vijim pritet të shihet se kur palët mund të kenë konsensus për të caktuar datën e zgjedhje.
Takimi do të jetë me të gjithë krerët e Grupeve Parlamentare përveçse me atë të Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Sipas ligjit, Presidenti është figura kryesore, e cila ka kompetencë të dekretojë mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, ato vendore dhe të përgjithshme./albeu.com