Dashnor Sula: Nuk e ndryshon më politika këtë vend, vetëm SPAK dhe ndërkombëtarët mund ta bëjnë

Deputeti demokrat Dashnor Sula gjatë seancës së sotme parlamentare ka akuzuar qeverinë për korrupsion.

Ai theksoi faktin se Shqipëria është i vetmi vend së bashku me Shqipërinë që është në listën gri për sa i përket pastrimit të parave.

Sipas tij politika nuk mund ta shpëtojë dot më Shqipërinë, vetëm SPAK dhe ndërkombëtarët mund ta bëjnë.

Sula: A e morët vesh vendimin e fundit që mori BE që e ktheu Shqipërisë sërish për monitorim? Jemi i vetmi vend bashkë me Turqinë që jemi në listën  gri për sa i përket pastrimit të parave. Kush i bën këto? Ne opozita që s’kemi asnjë mundësi. I bëjnë oligarkët tuaj. Oligarkët i kishte mazhoranca jonë deri dje, sot i keni ju. Duhet të na vijë turp për shqiptarët që ikin, për korrupsionin, për Alda Klosin. E vetmja rrugë që të shpëtojë ky vend është drejtësia. Politika nuk e shpëton dot këtë vend.

/Albeu.com.

 

 


Shtuar 16.02.2023 15:17