Protesta e dhunshme e Sali Berishës në selinë e PD duket se ka marrë vëmendje të gjerë, ku pas disa mediave prestigjoze ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ka qenë Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamentin amerikan të Shtetit, e cila pas ambasadës se SHBA dhe BE, i ka dënuar aktet e dhunshme.
Teksa ka shpërndarë postimin e ambasadës së SHBA në Tiranë, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin zonën rreth selisë së Partisë Demokratike, e cila tashmë është kthyer në një skenë krimi. Byroja shkruan se incidente të tjera mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit.
“Protesta në selinë e Partisë Demokratike është përshkallëzuar në dhunë, me incidente të forcës fizike dhe gazit lotsjellës. Shmangni zonën dhe qëndroni të vetëdijshëm për rrethinën pasi mund të shfaqen incidente në pjesë të tjera të qytetit”, shkruhet në postim./albeu.com