Teksa vera po vijon, figura të ndryshme të botës së artit po shijojnë pushimet në vende të shtrenjta.
Së fundmi, Kim Kardashian ka fluturuar drejt Australisë për të takuar të dashurin e saj, Pete Davidson.
Çifti i famshëm kanë darkuar në një restorant italian dhe deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, mirëpo Kim nuk e ka menduar se në atë restorant kamarieri do të ishte një fans i saj. Pasi i shërbeu darkën, punonjësi i Piccolo Cucina ka ndarë në rrjetet sociale disa foto.
Në foton e parë duket djali i cili krahas fotos shkruan: “Sot mora porosinë e Kim në punë. Faleminderit për bakshishin e majmë”, duke i bërë tag edhe yllit televiziv.
Më tej kamarieri ka treguar se ka marrë një numër të madh mesazhesh nga fansat e Kim se çfarë ka porositur ylli i “The Kardashians” duke postuar edhe faturën
Nga sa vihet re në foto, e gjithë darka e çiftit ka kushtuar, 576 dollarë.
Themeluesja e SKIMS, e cila ka 4 fëmijë North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-burrin Kanye ëest, u fotografua duke zbritur nga avioni i saj privat më 16 korrik në Australi, e veshur me një veshje krejt të zezë. Çifti, i cili filloi të takohej vjeshtën e kaluar, ka qenë fizikisht i ndarë për katër javë.