Dalin rezultatet e analizave të pulave në Divjakë, konfirmohet gripi i shpendëve

Gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi në vendin tonë dhe vatrat e reja po shtohen.

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se gripi i shpendëve është konfirmuar edhe në Divjakë ku para pak ditësg ngordhën rreth 60 pula.

Analizat e dërguara në Tiranë nga veterinerët e zonës dolën pozitive dhe pulat kanë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve.

Kujtojmë se që prej 19 marsit Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar gripin e shpendëve në vendin tonë në Durrës, Dibër dhe Korçë.


Shtuar 25.03.2022 13:18