Dalin pamjet! Si u shpëtoi atentatit djali i ish-policit që u vra sot në Laç (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm në orët e para është qëlluar për vdekje shtetasi Xhelal Reçi në Laç, ish-efektiv i policisë i moshës rreth 60-vjeçare.

Reçi u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona të cilët organizuan atentatin për t’I marrë jetën në një ndër qendrat më të populluara të këtij qyteti përballë bizneseve të tij.

Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të autorëve të cilët sipas dyshimeve pas atentatit kanë djegur makinën e krimit në Milot.

Sipas policisë, një pistë shumë e mundshme është ajo e djalit pasi rreth 1 vit më parë, atij iu tentua t’I bëhej një atentat, I cili dështoi.

Djali i viktimës, denoncoi te ish-kryeministri Sali Berisha se disa persona e kanë ndjekur me motor e më pas e kanë qëlluar.

Atentati ndaj tij ka ndodhur në 15 gusht 2020, përgjatë rrugës së Shëngjinit deri në Bushat të Shkodrës.

Reçi tregoi se personat e kanë qëlluar me armë teksa ai ishte në makinën e tij së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

NJOFTIMI/ ATENTATI NDAJ BESNIK REÇIT

Më datë 16.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve, sepse më datë 15.08.2020, ora 19:30, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal. /albeu.com/