Dalin pamjet, momenti i përplasjes së kandidatit të PD-së për deputet dhe biznesmenit Gjergj Luca (VIDEO)

Në këto pamje të marra nga kamerat e sigurisë, shihet se si ka ndodhur përplasja fizike mes ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca ditën e djeshme në një lokal në Labinot të Elbasanit.

Gjithashtu shihen disa persona që kanë ndërhyrë dhe përpiqen që tëmbajnë  biznesmenin Luca, ndërkohë që Boçi shihet i vetëm disa metra përballë tij.

Ish-deputeti demokrat menjëherë pas ngjarjesnë një deklaratë për mediat tregoi shenjat e dhunës në fytyrë dhe akuzoi se biznesmeni e kërcënoi me jetë “më tha do të mbush barkun me plumba”.

Ndërkohë biznesmeni Luca pretendon se sherrin e nisi Boçi i cili i ka shkuar pranë biznesit të tij dhe ka provokuar disa herë. Biznesmeni gjithashtu e akuzon Boçin se i ka vjedhur telefonin, që i ra në tokë gjatë përplasjes.

Prokuroria ka nisur hetimet për rastin pas denoncimeve që ka marrë nga të dy palët duke shoqëruar disa nga personat që ishin prezent në momentin e konfliktit fizik mes Boçit dhe Lucës.

 


Shtuar 19.03.2021 09:35