Dalin fotot! Plagosje e dhunë ndaj policëve, kush është laçiani problematik që alarmoi sot Tiranën (FOTO LAJM)

Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e sotme në Tiranë. Një 19-vjeçar u plagos pas një konflikti fizik në një lokal në kryeqytet.

Drejtori i policisë së Tiranës bëri me dije se të rinjtë ishin në tavolina të veçanta por për motive që ende nuk dihen, janë përleshur dhe njëri prej tyre ka qëlluar vetëm njëherë me armë zjarri duke plagosur 19-vjeçarin.

Në kërkim është shpallur shtetasi Klajdi Kodra i cili nuk është një emër i panjohur për Policinë. I riu nga Laçi njihet si “problematik” nga policia e Tiranës për shkak se vite më parë grisi bluzen një polici dhe plagosi dy vëllezër në 2010.

Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç dhe autor i kësaj ngjarje ishte Kodra.

Vijon… /albeu.com/


Shtuar 27.05.2021 17:19