Dalin emrat, kush janë dy viktimat e aksidentit tragjik në Fier (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Një makinë me dy persona brenda kanë përfunduar në një kanal duke sjellë mbytjen e dy pasagjerëve.

Mësohet se bëhet fjalë për dy punonjës sigurie që punonin në këtë zonë. Shoferit të mjetit dyshohet se i ka rënë infarkt dhe kjo ka sjellë dhe rënien në kanal.

Viktima të aksidentit janë shtetasit Shkëlzim Beqaj 55 vjeç dhe Uejol Lagjaj, 39 vjeç.

Automjeti ka rene ne nje kanal vaditës ne zonen naftmbajtese te Marinzes. Policia, autoambulanca dhe zjarrfikesja ne vendin e ngjarjes. Makina ndodhet ende e permbysur ne kanal. Dyshohet per dy te vdekur ne vend.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”.

Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima të aksidentit janë shtetasit Shkëlzim Beqaj 55 vjeç dhe Uejol Lagjaj, 39 vjeç.

Policia dha një informacion me pak detaje mbi ngjarjen.

“Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”.</em

Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha policia.