“Çunat e Londrës” burgosen në Shqipëri, mediet britanike: Ja vrasësi i rrezikshëm që rikthehet në Atdhe, goditi viktimën 62 herë me thikë

Shqipëria dhe Angli arritën marrëveshjen për transferimin e të burgosurve shqiptarë në Atdhe. 200 shqiptarë të dënuar në burgjet e Anglisë do të kthehen brenda 2 vitesh.

Aktualisht në burgjet angleze vuajnë dënime të ndryshme 1536 mes tyre 17 persona dënuar për vrasje.

Sakaq sipas marrëveshjes mes 200 të dënuarve që do të kthehen në Shqipëri, 15 prej tyre janë të dënuar me vdekje. Mes tyre bën pjesë edhe Erlin Hasa, 35 vjeç.

Hasa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Sipas mediave britanike, Hasa është një nga 200 krimielët më të rrezikshëm në Britani, që do të depërtohet, sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

35-vjeçari vrau një burrë, duke e goditur 62 herë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars, në banesën e mikut të autorit, aty ku ndodhej edhe viktima, Marian Savu. 43-vjeçari që u sulmua barbarisht me thikë jetë në vendngjarje, ndërsa miqtë dëshmuan më pas incidentin fatal.

Transferimi vjen pas muajsh negociatash midis zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në të dy vendet pasi Rishi Sunak diskutoi për herë të parë planin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Doëning Street në muajin mars.

Kjo do t’i kursejë qeverisë britanike miliona paund dhe do të krijohet hapësira në burgjet e mbipopulluara të Britanisë së Madhe./albeu.com/


Shtuar 24.05.2023 09:10