Çudit pastori amerikan: Jezusi nuk po kthehet në tokë sepse ju nuk po jepni para mjaftueshëm në kisha (VIDEO)

Një Pastor ungjillor ka befasuar opinionin publik me deklaratat e tij në SHBA.

Jesse Duplantis tha gjatë një programi televiziv se Jezusi nuk është kthyer në Tokë sepse njerëzit nuk po dhurojnë para mjaftueshëm për kishat e tyre. Ai u tha shikuesve se nëse do të dhuronin më tepër para, do të bënin të mundur shpejtimin e rikthimit të Jezusit.

“Sinqerisht e besoj këtë, arsyeja pse Jezusi nuk ka ardhur është sepse njerëzit nuk po japin atë që Zoti u tha atyre të japin”, u shpreh pastori Duplantis, i cili më pas u bëri thirrje njerëzve të marrin telefonat e tyre dhe të telefonojnë numrin në ekran ku mund të dhurojnë para./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 23:23