Inxhinieri i ndërtimit, Luan Myrtaj tha në një intervistë se ndërtesat në formë “iriqi” në Shqipëri nuk kanë siguri ndaj tërmetit.
Ai personalisht është kundër këtyre ndërtesave
“Toka është në formë yll deti, ose yll i çrregullt se kështu i ka gjetur pronari letrat, e keni parasysh si janë tokat në Tiranë, në Durrës e në tërë Shqipërinë, sikur i ka kafshuar qeni dhe në bazë të asaj njolle, për të shfrytëzuar në maksimum intensitetin bëhen edhe ndërtesat me thyerje, me zhgarravitje me ku ta di unë se çfarë,” – u shpreh inxhinieri në EuroNews Albania.