Çudira nga Italia, i riu bën tatuazh kodin QR të vaksinimit (FOTO LAJM)

Një 22-vjeçar nga Italia ka bërë një tatuazh të veçantë në trupin e tij. Ai ka gdhendur në krah kodin QR, i cili dëshmon se është vaksinuar kundër Covid-19 .

Kur hyn në një restorant apo kinema, Andrea Coloneta, e cila jeton në Reggio Calabria në jug të Italisë, thjesht përvesh mëngën dhe tregon tatuazhin e tij në krahun e majtë.

“Tatuazhi është original, më pëlqen të jem ndryshe” ka thënë ai për gazetën Corriere della Calabria pasi fotot e tij në Instagram dhe TikTok u bënë virale./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 14:36