ÇUDIA/ Shqiptari plagos me thikë mikun në darkën e Krishtlindjeve

Një shtetas shqiptar në Itali ka plagosur me thikë mikun e tij në darkën e Krishtlindjeve.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të dhunshëm i cili përshkallëzoi në plagosje.

Gjithçka ndodhi në një barakë në Vigonza, ku banon një çift shqiptarësh. Këta po darkonin me një çift miqsh, por papritur nisi një grindje për motive banale.

Në spital përfundoi mysafiri, 56 vjeç, kur mikpritësi i tij, 54 vjeç, në zemërim e sipër e godit me thikë në qafë e fytyrë. Njëra nga gratë telefonoi menjëherë urgjencën, e cila mbërriti shpejt dhe çoi në spital të plagosurin.

Në spital përfundoi edhe agresori, që më pas u denoncua, si dhe gruaja e të dëmtuarit, për shkak të tronditjes së rëndë.

Karabinierët janë në vendngjarje për të zbardhur incidentin. Çifti që jeton në barakë është shqiptar pa vendbanim fiks dhe për këtë pronari i barakës rrezikon një gjobë të madhe. Kryebashkiaku i Vigonzas, Innocente Marangon, ka premtuar se shpejt do të hidhet dritë mbi ngjarjen./albeu.com/


Shtuar 27.12.2021 15:06