Cubi Metkaj shuan zërat për “BBV3”, kunja për Luizin dhe Kiarën

Cubi Metkaj e ftuar në emisionin “Top Albania Radio”, ka folur më shumë rreth jetës së saj dhe eksperiencës që e pret në “BBV”.

Cubi momentalisht moderon emisionin e saj në Tv MCN. Por ajo çfarë ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen e ndjekësve të saj, është pikërisht lajmi i fundit që po qarkullon në rrjet.

Emri i saj mendohet se do të jetë pjesë e kastit të banorëve të “Big Brother Vip Albania 3”.

Këtë pyetje ia ka drejtuar ish-kolegu dhe miku i saj, Visjan Ukcenaj, i cili nuk ngurroi ta pyeste drejtpërdrejt për këtë gjë.

Cubi Metkaj: Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13.

Ajo gjithashtu është shprehur se në format pret që pse jo të gjejë edhe dashurinë e jetës.

Cubi Metkaj: Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi.


Shtuar 20.12.2023 16:16