Covid, ISHP bën parashikimin për 2-3 javët në vijim: Çfarë pritet të ndodhë

Kurba e të infektuarve me Covid nuk e ka arritur ende pikun. Numri i  të prekurve sipas specialistit të Institutit të Shëndetit Publik Artan Simaku parashikohet të vijojë rritjen deri në mes të gushtit.

“Vijon trendi në rritje i rasteve ditore, dhe ky trend parashikohet të jetë në rritje për dy deri në tre javët në vijim.”

Aktualisht virusi është i shpërndarë  në 50 bashki të vendit.  Më shumë se  turizmin përgjegjës për përhapjen e shpejtë të infeksionit specialistët  e shëndetit publik bëjnë nënvariantet e reja tepër të transmetueshme të “Omicron”.

“Ka rritje uniforme të rasteve,  por jo të dukshme në zonat turistike krahasuar me bashkitë e tjera të vendit. Fluksi i udhëtarëve dhe turizmi është parë që  nuk luajnë rol të rëndësishëm, ka dyshime per qarkullim të nënvarianteve të reja.”

Të rinjtë dhe moshat mbi 65 vjeç përbëjnë numrin më të lartë të të infektuarve. Për të shmangur transmetimit e virusit mjekët apelojnë për t’ju rikthyer maskave dhe distancimit fizik.

“Infektime ka tek te gjitha mosha, por javën e fundit është vërejtur rritje tek grupmoshat mbi 25 dhe 65-74 vjeç. Kjo moshë të vaksionohen se bëjnë pjesë te grupet në risk,  të marrin dozën e tretë…”

Numri i të infektuarve aktiv në të gjithë vendin i ka kaluar 9 mijë persona. 30 prej tyre po marrin ndihmë mjekësore në spital ndërsa pjesa tjetër po kurohen në shtëpi. /abcnews.al/