COVID/ Bilanci i viktimave dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 759 testime, 33 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 30 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 759 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 2 në Durrës, Sarandë, Fier, 1 në Divjakë, Përmet, Korçë, Elbasan.

Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,277 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Maj 2022)

Raste të reja ditore          33

Të shëruar në 24 orë       30

Të shtruar në spitale         4

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 759

Testime totale               1,827,113

Raste pozitive                  276,081

Raste të shëruara            272,277

Raste Aktive                         307

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            212

Fier                  19

Vlorë                16

Korçë               15

Gjirokastër      14

Shkodër           10

Durrës              7

Elbasan            6

Berat                3

Dibër                3

Kukës              1

Lezhë              1/albeu.com/