COVID/ Bilanci i infektimeve dhe vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Nga 2.290 testime të kryera në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 324 raste të reja pozitive me Covid dhe janë shëruar 287 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast vdekje, një 70-vjeçar nga Velesi.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 1.955, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë./albeu.com/