COVID-19: Sa pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar tek Infektivi

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 25 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu janë shëruar 13 pacientë ndërsa raste aktive janë 433.

Në spitalin Infektiv, aktualish po marrin trajtim 20 pacientë.

“Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./albeu.com


Shtuar 2.08.2021 17:52