COVID-19 prek edhe Spartak Ngjelën, avokati: Isha i vaksinuar, nuk i tregova askujt

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka rrëfyer sot se ka kaluar COVID-19 edhe pse ishte i vaksinuar.

Gjatë një interviste për news 24, Ngjela ka zbuluar shqetësimet që kishte duke shtuar se asnjë nga politika nuk e dinte betejën e tij me COVID-19.

“Shumë mirë jam. Kam përfunduar të gjitha. Dal, bëj, por ruhem nga korentet ende. E kalova në shtëpi.

Isha post-vaksinë. 2-3 ditë pata shqetësim, kisha medikamente. Kisha pak temperaturë. Kam përshtypje që e kaluan edhe masën mjekët me përkujdesjen.

Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë se ka ditur kam përshtypjen. Kush më pyeti e thoja. I thoja në raport me veten time se nuk gënjej.

Jo jo, s’kam pasur lidhje politike me ish-kryeministrin, por profesionale, medicinale (Me Bashën). Tani mund të hapet linja, pasi nuk e kanë ditur. As ju nuk e dinit.”, tha ai. /albeu.com/

 

 


Shtuar 9.11.2021 15:42