Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin nga COVID-19 në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë infektuar 33 persona dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Të lidhura
None found
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,792 që nga fillimi i epidemisë.Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,792 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 563 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në Bashkitë:
21 në Tiranë, 3 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Durrës, Divjakë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Kolonjë, Berat, Dimal.
Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,792 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 20 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 563
Testime totale 2,015,978
Raste pozitive 332,589
Raste të shëruara 328,792
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,595
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 158
Fier 8
Gjirokastër 8
Lezhë. 7
Vlorë 6
Durrës. 5
Berat. 5
Shkodër 3
Korçë. 2/albeu.com
