Covid-19 në vend, 22 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë përditësimin e saj të përditshëm në lidhje me situatën e virusit COVID19 në vend për 24 orët e fundit.

Ministria bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga 502 testime të kryera rezulton se nuk ka pasur asnjë humbje jete nga virusi, ndërsa raporton se 22 qytetarë janë infektuar dhe 34 të tjerë janë shëruar përfundimisht.

NJOFTIMI I PLOTË:

28 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki: 6 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Krujë, Kamëz, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Sarandë, Këlcyrë.

Janë 221 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,931 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 502

Testime totale 1,996,150
Raste pozitive 331,745
Raste të shëruara 327,931
Raste Aktive 221
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143
Vlorë 21
Fier 13
Gjirokastër 10
Durrës 10
Berat 9

Shkodër 5
Elbasan 3
Lezhë 5
Kukës. 1
Dibër. 1


Shtuar 28.10.2022 18:35