Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend.
MSH njofton se nga 514 testime, kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë.
Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete dhe 22 pacientë janë shëruar.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 514 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto Bashki:
9 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Patos, Selenicë, Himarë, Sarandë, Finiq, Belsh.
Janë 179 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,189 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 9 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 514
Testime totale 2,001,064
Raste pozitive 331,961
Raste të shëruara 328,189
Raste Aktive 179
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 133
Vlorë 16
Fier 12
Gjirokastër 6
Berat 4
Elbasan 3
Shkodër 2
Durrës 2
Lezhë. 1