COVID-19 merr një tjetër jetë nga bluzat e bardha, vdes mjeku

Covid-19 ka marrë një tjetër jetë nga bluzat e bardha.

Një mjek psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare.

Mjeku 3 ditë pasi u infektua nga COVID-19 u shtrua në spitalin e Sanatoriumit ku dhe sot ndërroi jetë.

Deri në shkurt ai ishte në krye të detyrës në spitalin ‘’Stefan Gjoni’’ në Krujë, madje me shtyrje pensioni, por COVID-19 ia mori jetën.


Shtuar 10.04.2021 21:23