COVID-19/ Merkel: Situata në Gjermani është shumë serioze

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka folur sot në parlamentin e Gjermanisë duke shprehur shqetësimin mbi situatën e koronavirusit e cila po bëhet më serioze.

”Fatkeqësisht duhet të themi përsëri që situata është serioze, madje shumë serioze. Vala e tretë, do ta bënte pandeminë dominuese. Nuk mund t’i lemë vetëm mjekët dhe infermierët. Duhet mbështetje”.- tha ajo.

Sipas Guardian, këto deklarata ajo i dha ndërsa paraqiti ndryshimet në ligjin për pandeminë që parashikon futjen në nivelin federal të “frenave të emergjencës”.

“Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe punonjësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve ne. Virusi nuk lejon asnjë hezitim. Çdo vonesë do të thotë vetëm humbje kohe. Virusi kërkon vetëm një gjë: vendosmërinë dhe çdo ditë ka rëndësi”,– shtoi ajo.

Fjalimi i Merkel erdhi ndërsa Gjermania regjistroi 25,831 raste të reja të COVID-19 brenda natës dhe 247 vdekje të tjera, sipas qendrës së kontrollit të sëmundjes së Institutit Robert Koch. Qeveria e saj dëshiron që parlamenti të ndryshojë Aktin e Mbrojtjes së Infeksionit për të lejuar autoritetet federale të zbatojnë kufizimet edhe nëse udhëheqësit rajonalë i rezistojnë atyre, duke shpresuar të lehtësojnë presionin mbi njësitë e kujdesit intensiv.

 

Shtuar 17.04.2021 11:04