COVID-19 i mori jetën, përcillet në banesën e fundit Guljelm Radoja

Dy ditë me parë, aktori i njohur Guljelm Radoja humbi betejën me koronavirusin në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Sot do të mbahet dhe ceremonia mortore, teksa  poshtë shtëpisë së Radosë, janë mbledhur me dhjetëra qytetarë të cilët duan të përcjellin aktorin drejt banesës së tij të fundit.

Qytetarë , familjarë por jo vetëm, dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit mikut të tyre dhe ikonës së kinematografisë shqiptare.

Kujtojmë se Radoja ishte infektuar prej mëse një muaji dhe merrte shërbim në spitalin infektiv në Durrës, e më pas si pasojë e përkeqësimit të anës shëndetsore u transferua në Tiranë, por nuk mundi t’ia dalë.


Shtuar 7.05.2021 11:22